E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi mbështet Fatos Lubonjën për akuzat ndaj UÇK-së

BEOGRAD– Mediat e Beogradit transmetojnë sot shkrimin e publicistit shqiptar, Fatos Lubonja, sipas të cilit “Prishtina e Tirana kanë mbajtur mbyllur sytë ndaj krimeve të UÇK-së” nga frika.

Në të përditshmet serbe përmenden fyerjet dhe kërcënimet që i janë bërë Lubonjës “nga zyrtarë të Kosovës e të Shqipërisë”. Ato citojnë gazetën serbe me pikëpamje ekstremiste nacionaliste, “Vjesti”, që botohet në Frankfurt, sipas të cilës Lubonja ia ka konfirmuar asaj se “elita ka mbyllur sytë para krimeve të UÇK-së për shkak të retorikës nacionaliste, përvetësimit të legjitimitetit dhe të kontekstit të arsyetimit të krimeve të UÇK-së kundruall krimeve serbe”.

Lubonja citohet të ketë thënë se kjo ka ndodhur edhe si efekt i glorifikimit të udhëheqësve popullariteti dhe pushteti i të cilëve është ngritur mbi luftën. “Në kombinim me frikën prej tyre, çështja e krimeve të UÇK-së jo vetëm ndaj serbëve e romëve, por edhe ndaj vetë shqiptarëve, është temë tabu”. 

Një shkrim i analistit Fatos Lubonja, publikuar në revistën gjermane "Sudosteuropa Mittelungen", ka shkaktuar polemika të shumta në radhët e politikës kosovare. Në artikullin e tij, Lubonja akuzon kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe UÇK-në për krime lufte. "Akuzat e Hagës ndaj Haradinajt janë të vërteta
(e.m./BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›