E Diel, 1 Nëntor 2026

Doni të dobësoheni, shkoni në Dubai për cdo kg të humbur merr 1 gr ar

Dubai ka aktivizuar një nismë interesante me të cilën dëshiron të ulë shëndetin e tepërt të banorëve të saj. Qeveria e këtij vendi, e shqetësuar me numrin gjithnjë e më të madh të personave obezë ka vendosur që të stimulojë humbjen e peshës trupore duke dhuruar për çdo kilogram të humbur brenda një muaji, ata 1 gram ar.

Momentalisht një gram ari kushton rreth 45 dollarë amerikanë, ndërsa humbja minimale e peshës trupore duhet të jetë të paktën 2 kilogramë. Mediat lokale transmetojnë deklaratën e Husein Lutah, nga Ministria e Shëndetësisë, se nuk ekziston limit humbjen e kilogramëve. “E vetmja gjë që nevojitet është që qytetarët të paraqiten për t’iu matur pesha”, është shprehur Husein Lutah.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›