“Mungesa e sinjalistikës e punimet në rrugë shkak për aksidentin e prefektit”
TIRANE – Mungesa e ndriçimit dhe sinjalistika rrugore fosforeshente janë shkaqet kryesore të humbjes së jetës së prefektit të Vlorës Xhevahir Rexhepi.
Rexhepi vdiq pak ditë më parë në një aksident rrugor 100 metër larg mbikalimit që po ndërtohet në autostradën Tiranë-Durrës. Ekspertët që këqyrën vendngjarjen pohuan se, shkak i aksidentit është përplasja e mjetit të tij me një grumbull dheu, ndërsa më pas makina tip “Volkswagen Passat” me targa VL 0880 C, si pasojë e përplasjes ka humbur kontrollin e drejtimit të lëvizjes duke ecur përgjatë segmentit rrugor rreth 90 metra. Duke ecur por inerci, automjeti është përplasur me një kamion me targa CC 3513 AX dhe rimorkio më targë CT 2643 EX me një gjatësi prej 1.3 metra, i cili ndodhej i parkuar aty pranë. Gjatë momentit të ndodhjes së kësaj ngjarje aksidentale, prefekti Xhevahir Rexhepi, 47 vjeç po udhëtonte vetëm, nga qyteti i Durrësit për në drejtim të Tiranës. Ekspertët pohojnë se veç përplasjes së mjetit me grumbullin e dheut shkak i aksidentit të rëndë është mungesa totale e ndriçimit në këtë aks rrugor si dhe sinjalistika që paralajmëron punimet në rrugë. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mbrëmjes, ndërsa mungesa e ndriçimit të rrugës ka bërë që mjeti të përplasej. Pas njoftimit për aksidentin e rëndë në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë, duke ndërhyrë për të dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit, i cili si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra në trup, nuk mundi të jetonte dhe gjeti vdekjen sapo u transportua në Spitalin Ushtarak. Sipas mjekëve, nga përplasjet e shumta të mjetit të tij, prefekti Rexhepi kishte marrë dëmtime të shumta në kokë dhe trup. f.m.
Vlorë, homazhe në zyrën e Rexhepit
VLORE – Prefektura e Vlorës çeli dje dyert për kreun e saj të humbur fundjavën e shkuar në aksidentin tragjik. Për të kryer homazhet në nderim të Xhevahir Rexhepit, qindra qytetarë, nëpunës të institucioneve dhe përfaqësues të medias kanë vendosur buqeta me lule në zyrën ku ka punuar Rexhepi. Mbi tryezën e tij ndodheshin ende të vendosura shkresat që ai la mbrëmjen e së premtes, blloku, stilolapsi e kalendari i punës, por që u ndërpre në mënyrë të papritur.