Athinë, ekstremistët e “Agimit të Artë” sërish në qendër të vëmendjes, skandal në transmetim live

Pas një debati në studion televizive të ANT1, deputeti i “Agimit të Artë” Ilia Kasidhiari goditi me grushte deputeten e Partisë Komuniste, Liana Kaneli si dhe i hodhi ujë asaj të SYRIZA-s, Rena Duru
Sërish skandal nga përfaqësues të Agimit të Artë në Greqi. Përfaqësuesja e Partisë Komuniste Liana Kaneli është qëlluar me shuplaka dhe grushte nga i zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 6 majit e përfaqësues i Agimit të Artë, Ilia Kasidhiari. Skandali ka ndodhur “live” gjatë emisionin e mëngjesit tek televizioni ANT1.
Gjatë debatit, tonet janë rritur shumë, d he Kasidhiari ka filluar të flasë ashpër ndaj përfaqësues së Partisë Komuniste, dhe më pas i ka hedhur ujë tek përfaqësuesja e SYRIZA, Rena Duru. Menjëherë më pas ka nisur të qëllojë në fytyrë zonjën Kaneli.
Gjatë incidentit të rëndë prezantuesi i emisionit, Jorgos Papadakis, është munduar të ndalojë përfaqësuesin e Agimit të Artë.
Emisioni u ndërpre disa herë, ndërsa prezantuesi Jorgo Papadakis kërkoi falje për shikuesit.
Kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës urdhëroi arrestimin e Ilias Kasidiaris.
Përfaqësues të Partisë Komuniste e cilësuan incidentin një turp për shoqërinë dhe për klasën politike greke.