E Diel, 1 Nëntor 2026

Nesër në orën 10:00, raundi i tretë i zgjedhjes së Presidentit

07-06-2012 / Gazeta 55

Kuvendi 71 vota “pro” dhe 58 kundër, rrëzohet propozimi i socialistëve për shtyrjen e seancës ditën e dielë ose të hënë

Kuvendi i Shqipërisë vendosi që raundi i tretë për votimin e Presidentit të ri të Republikës të mbahet nesër, në orën 10:00. Kuvendi miratoi me 71 vota pro, 58 kundër dhe 1 abstenim propozimin e bërë nga mazhoranca në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Opozita nuk dha konsensusin e saj, pas kishte kërkuar që votimi të mbahej më 10 qershor.
Në prag të zhvillimit të raundit të tretë të votimit, mazhoranca dhe opozita ende nuk kane gjetur një kandidaturë konsensuale.
I vetmi kandidat për President mbetet gjyqtari, Xhezair Zaganjori, i propozuar nga mazhoranca, por që opozita nuk ka dhënë konsesusin pasi e cilëson si kandidaturë të njëanshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›