E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara Presidenciale në SHBA, Mit Romney triumfon në 5 shtete

07-06-2012 / Gazeta 55

Ish-guvernatori i Masaçusetsit, Mit Romney ka fituar në votimet paraprake në 5 shtete, duke e përforcuar edhe më tepër pozicionin e tij për nominim të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale, në nëntor të këtij viti, kundër presidentit aktual, Barak Obama.
Në votimet e mbrëmshme, Romny fitoi në votimet në Kaliforni, Nju Xhersi, Dakotën Jugore, Meksikon e Re dhe në Montanë.
Tashmë Romni ka afro 1400 delegatë, që është shifër shumë më e madhe se ajo prej 1144, që është e nevojshme për fitimin e nominimit.
Në teksas Romney mbajti një fjalim në një kompani në Fort Worth, ku kritikoi politikat ekonomike të Obamës.
Votimet e fundit republikane të ciklit për vitin 2012, mbahen më 26 qershor në Utah.
Në Konventën Kombëtare të Partisë Republikane në muajin gusht, Mit Romni formalisht do ta pranoj nominimin për zgjedhjet presidenciale.
Ai ende nuk ka vendosur se cili është kandidati i tij për zëvendëspresident.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›