E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, ekzekutohet emigranti shqiptar

Athinë- Një emigrant shqiptar është ekzekutuar me armë në Athinë. Sipas policisë greke, ngjarja ndodhi natën e së shtunës dhe viktimë është një 31-vjeçar nga Ksamili i Sarandës, për të cilin thuhet se ka pasur precedentë penal.

“Shqiptari, Çajup Qijvani u ekzekutua me dy plumba në kokë në lagjien “Patisia”, pranë sheshit “Omonia” të Athinës”- thanë burimet policore.

Ende nuk ka një version zyrtar për ngjarjen, por hetimet e para kanë si pistë kryesore atë të hakmarrjes, pasi ai ka qenë akuzuar si pjesë e bandave në jug të Shqipërisë, në vitin 1997.

Një grup hetimor po merret me këtë ngjarje, për të cilën ende nuk ka autor, ndërkohë që policia është duke marrë në konsideratë të gjitha të dhënat dhe kontaktet që ky persona ka pasur për të hedhur dritë rreth ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›