Vdekja e 45-vjeçares, prokuroria nis hetimet
Berat- U mjekua për dëmtimet që i ishin shkaktuar pas rënies nga një pemë ulliri, por ka gjetur vdekjen disa ditë pas trajtimit. Pranvera Qinami, 45-vjeçare nga një fshat i rrethit të Beratit mbërriti e vdekur në spitalin rajonal, ku 13 ditë më parë u mjekua për dëmtimet e mara gjatë rënies nga një pemë ulliri.
Gruaja, nënë e tre fëmijëve, banore e fshatitSheqëz, në komunën Lumas të rrethit të Beratit është sjellë pa jetë në spital nga të afërm të saj, të cilët kanë treguar se ajo është ndjerë keq në mënyrë ta papritur.
Burime të repartit të urgjencës bënë me dije se gruaja mbërriti pa jetë në këtë repart pa mundur të marrë ndihmën mjekësore. Ekspertët mësohet se do të bëjnë autopsinë për të mësuar shkakun e vdekjes.
Për këtë çështje prokuroria e rrethit ka nisur hetimet ku janë marë dëshmi të familjes dhe të mjekëve. Nga dëshmitë e familjarëve Qevani gruaja mësohet se në datën 4 tetor ishte paraqitur në spital pas rënies së ullirit. Gjatë vizitës ka rezultuar se ajo kishte pësuar dëmtime në trup si pasojë e rënies nga lartësia.
Pasi ka marrë mjekimin e nevojshmë për frakturat, ajo është lënë të shkojë në shtëpi, për të ndjekur mjekimin në kushte shtëpie. Por, ditë më pas, ajo ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe të vjella. Ende nuk dihet se çfarë nuk ka funksionuar si duhet në organizmin e saj dhe për këtë prokuroria ka nisur hetimet.