E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtruesit financiarë, FBI me burime të kufizuara

Më pak mundësi për të hetuar luftën ndaj mashtrimit financiar. Largimi nga puna i 1 800 agjentëve dhe mungesa e burimeve i kufizoi seriozisht mundësitë eFBI-së që të kryejë hetime për keqpërdorime financiare dhe mashtrime në Shtetet e Bashkuara lidhur me krizën ekonomike. Këtë ka në qendër, një raport i botuar në gazetën "Uashington Post".

Sipas artikullit, FBI e zvogëloi të paktën me një të tretën numrin e agjentëve për hetime kriminale të angazhuar pas sulmeve të 11 shtatorit në vitin 2001.

Presioni ndaj FBI-në që ajo të angazhohet në kundërvajtjet që kanë të bëjnë me keqpërdorime financiare dhe mashtrime me krizën në tregjetbankare është shtuar.

FBI planifikon të rrisë numrin e agjentëve të cilët punojnë në sferën e kundërvajtjeve financiare, shkruan gazeta e lartpërmendur. (atsh)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›