Vlorë, kapet një shtetas i kërkuar në Itali

Në pranga përfundoi Dorjan Çela (Çelaj) 32-vjeç, banues në Vlorë.
Ky person ishte shpallur në kërkim nga Interpoli, pasi në ngarkim të tij më datë 27 Prill 2010 Gjykata e Palermos në Itali, ka lëshuar urdhër-arresti për veprën penale “Trafik ndërkombëtar droge i kryer në bashkëpunim”. Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për kompetencë të mëtejshme më qëllim ekstradimin e tij në Itali. /Start/
2012-04-29 12:50