E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, ekzekutohet një shqiptar

 Viktima është një 28-vjeçar nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Paraprakisht thuhet se ai është qëlluar me kallashnikov, dhe se krimi ishte i parapërgatitur.

Shqiptari ndodhej brenda makinës së tij rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, teksa dy persona me një motor i janë afruar, duke e qëlluar për vdekje. Të paktën 10 gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes. Shqiptari kishte qenë i dënuar më parë me 6 vite burg për vjedhje. Policia greke shkoi në vendngjarje ku nisi hetimet për të zbardhur rrethanat. /Start/

                                                                                             2012-09-21 12:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›