Mediu Ndryshimet klimatike sfide globale Sekui Ekonomi miqesore ndaj klimes
Ndryshimet klimatike përbëjnë sfidë globale dhe duan përqasje globale dhe rajonale. Kështu ka deklaruar Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij në konferencën ‘Përqasja rajonale me ndryshimet klimatike’ theksoi se marrëveshjet rajonale do të mund të japin zgjidhjet e duhura.
Ai tha se të vepruarit rajonal është më i zgjuar, pas mund të merren masat e domosdoshme, ndërsa shprehu vendosmërinë e vendit tonë për të përmbushur detyrimet.
Ministri Mediu e vuri theksin tek ruajtja e partneritetit me sektorin privat si një partner me rëndësi për projektet për ruajtjen e mjedisit nga fatkeqësitë natyrore.
“Unë mendoj se sektori privat është me rëndësi në projektin tonë, ndaj partneriteti duhet ruajtur. Jam i bindur se kjo konferencë është demostrimi më i mire, se sfidat e vështira gjejnë zgjidhje me bashkëpunim”, u shpreh Mediu.
Gjithashtu ministri i Mjedisit theksoi se duhet të merren masa për reduktimin e gazrave në mjedis dhe se duhet një plan rajonal për mbrojtjen e tij.
Sekui: Transformim i një ekonomie miqësore ndaj klimës
Nga ana e tij ambasadori i BE- në Tirabnë Etore Sekui e vuri theksin në atë që quhet transformim i Evropës në një ekonomi miqësore ndaj Klimës, që krijon punë dhe tërheq investime të mëdha. Përsa i takon vendit tonë ai e vuri theksin tek zbatimi më i fortë i legjislacionit, ndërkohë që shprehu mbëhstetjen e BE-së ndaj Shqipërisë për të arritur objektivat.
“Kam kënaqësi të shoh që Shqipëria po i merr shumë seriozisht çështjet klimaterike, megjithatë duhet bërë shumë në mënyrë që të miratohet legjislacion i ri për ndryshimet klimaterike. Shqipëria ka miratuar disa ligje me energjinë, ujin, ajrin, megjithatë duhet të forcohet zbatimi i legjislacionit. Bashkimi Evropian e mbështet Shqipërinë në periudhë afatgjatë për të arritur këto objektiva dhe ta bëjmë sektorin energjetik efikas ndaj klimës”- u shpreh Sekui, ndërsa inkurajoi që të merren angazhime konkrete për ndryshimet klimaterike
“Sot është shumë e rëndësishme për ne, të gjithë aktorët është e rëndësishme të mobilizohen dhe të ngadalësojnë ndryshimet klimaterike. Ne po përballemi me urgjenca. Tashmë koha nuk dëgjon asnjë lutje dhe kalon”- apeloi kreu i BE-së në Tiranë.
Gjatë kësaj konference u miratua deklarata ministrore për ndryshimet klimaterike.