Mbyllet ceshtja Prifti-Beqiraj

Mbyllet çështja ndaj ish ministrit të ekonomisë Dritan Prifti dhe zëvëndësit të tij Leonard Beqirajt. Gjykata e Lartë sot ka vendosur t’i kalojë prokurorisë së Përgjithshme aktet e dosjes Prifti-Beqiraj, të cilët akuzohen për korrupsion. Seancën e shkruar Gjykata e Lartë vendosi që video përgjimi që Dritan Prifti i ka bërë vetës së tij, ku shpërndan 70 mijë euro me Leonard Beqirajn është i papërdorshëm. Gjykata në një tjetër moment kishte vendosur që video përgjimi është i vlefshëm ndërkohë që në një moment të dytë vendosi që që kjo video është ë papërdorshme. Nisur nga rrëzimi i provës së vetme të proçesit prokurori Bujar Sheshi i kërkoi gjykatës tërheqjen e akteve. Ndërsa avokatët mbrojtës të Priftit dhe Beqirajt kërkuan nga gjykata shpalljen të pafajshëm të ish-ministrit të ekonomisë dhe zëvëndësit të tij, ose pushim e çështjes. Vendimi i gjykatës së lartë për kalimin e akteve prokurorisë i lë prokurorisë së përgjithshme rrugë të lirë për të rihapur procesin nëse gjenden prova të reja dhe bindëse, që vërtetojnë se ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti dhe zëvëndësi i tij Leonard Beqiraj kanë kryer veprën penale të korrupsionit.