E Diel, 1 Nëntor 2026

Athinë, emigrantët festojnë për vendimin e Kushtetueses mbi kombësinë

Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin e gjendjes civile për kombësinë, emigrantët shqiptarë në Greqi kanë festuar në rrugët e Athinës. Dega e Aleancës Kuq e Zi në Athinë informoi se aktivistë të saj, kanë zhvilluar një marshim përreth një orë.

Emigrantët shqiptarë vlerësuan sjelljen e Gjykatës Kushtetuese dhe treguan se mbrojnë vlerat e përbashkëta dhe ndjekin me vëmendje çdo gjë, që ndodhë në Shqipëri.
Gjykata Kushtetuese, ditën e djeshme ka rrëzuar ligjin e gjendjes civile, që përcakton nocionet e kombësisë së qytetarëve dhe procedurat e ndryshimit të saj. Kjo situatë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Aleancës Kuq e Zi, përfaqësuesit e së cilës e kanë cilësuar si fitore të së drejtës mbi padrejtësitë kombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›