10 UNIVERSITETET më cilësorë të Shqipërisë
nga Bledi Mane
facebook.com/bledi.mane
Më 1887 përpjekjet sublime të iluministëve të Rilindjes Kombëtare u finalizuan me çeljen e shkollës së parë fillore në gjuhën shqipe e njohur me emrin Mësonjëtorja e Korçës. Përpjekjet ishin kolosale duke menduar se nën Perandorinë Osmane ky vend po plakej duke u dembelosur, duke pirë kafe turke e duke u mpirë deri në tjetërsim. Me përjashtime të vogla duke si Formulën e Pagëzimit dhe Mesharin e Gjon Buzukut rreth 1555-ës, në këto tokat e në këto brigjet tona çuditshëm flitej por nuk shkruhej dhe as lexohej gjuha e bekuar shqipe.
799 vjet para Korçës së bekuar, Bolonja e Italisë qysh më 1088 a Oksfordi i Anglisë më 1096 kishin çelur jo dyer çerdhesh, kopshtesh a shkollash fillore, por si largpamës ata popuj, ata politikanë a monarkë, ato institucione fetare kishin proklamuar Lirinë e Shenjtë Akademike dhe nisën diplomimin e brezave të tërë duke themeluar Universitetet legjendarë. Thuhet se edhe gjatë shkëlqimit të saj 3 shekuj më parë Voskopoja kishte akademinë e saj, por deri tani kjo vërtetohet vetëm nga gojëdhënat folklorike, militantizmi historikës i Moikom Zeqos dhe në ndonjë nga librat bestseller të Ben Blushit.
Diktatori Enver Hoxha establishoi jo me llafe, por me ndihmën sovjetike universitetin e parë në këtë vend, ndërsa qeverisja socialiste e post 2000-ës dhe demokratët post 2005 establishuan shpartallimin e arsimimit universitar shqiptar. Po ashtu si në xhungël ku mes kaosit rriten dhe ferra dhe ekualipte të bukura, kjo xhungla jonë shqiptare me 53 universitete publike dhe private po avancon dhimbshëm në sitjen e më të mirëve. Pas 2 muajsh vëzhgimesh, vizitash, kontaktesh, ekspertizash, sondazhesh campusALBANIA, gazeta TemA dhe unë personalisht po u sjellim të listuar për herë të parë 10 institucionet e arsimit të lartë më kualitativë të Republikës së Shqipërisë.
Revista amerikane Forbes e bën çdo vit, gazeta angleze e së dielës Sunday Times gjithashtu…doni s’doni të dashur lexues edhe ne jemi të parët në këtë vend që po e praktikojmë. Lexojeni me kujdes dhe më pas zgjidhni se ku do të studioni muajin që vjen. Historikisht për rankim universitetesh, arsyeja më e fortë janë çmimet Nobel që këto institucione a ish studentët e tyre fitojnë pa përmendur infrastrukturën,stafin akademik, kampuset… Ne si kusht bazë morëm CV-të e pronarëve dhe fatmirësisht këtu më poshtë nuk keni administratorë ish taksixhinj apo të fortë lagjesh. Suksese për iniciativën tonë, suksese për ju gjithashtu!
1-Universiteti Publik i Tiranës
Universiteti i Tiranës u themelua në vitin 1957 dhe kishte në përbërje të tij 6 fakultete. Në vitin 1991, nga ky universitet, asokohe me 11 fakultete, u shkëputën fakultetet inxhinierike, që krijuan Universitetin Politeknik të Tiranës. Me një infrastrukturë në përmirësim, me staf akademik ndër më të mirët në vend, mbetet universiteti më i lakmuar dhe më i kërkuar në hapësirën mbarëshqiptare. Me tarifa shkollimi mjaft konkurruese, ky universitet ka diplomuar vit pas viti atë elitë që sot bën ligjin në çdo sektor të jetës sonë të përditshme. Drejtohet momentalisht nga rektori militant i djathtë, ish socialdemokrati Dhori Kule, të cilit i ka mbaruar mandati, por me bekimin e qeverisë drejton ilegalisht universitetin më të madh. Ka venë bast se do të ndërtojë kampusin universitar më të madh në vend dhe për këtë sipërmarrje lejon të përdoret në çdo kohë nga partia qeverisëse. Pavarësisht se është shtat shkurtër, ekonomisti Kule mbetet një nga akademikët dhe titullarët më të mirë të universiteteve shqiptare. Universiteti i Tiranës pritet të akreditohet së shpejti nga agjencitë e specializuara ndërkombëtare të akreditimit & vlerësimit dhe si ish student i UT-së unë jam tepër optimist, ky universitet do të udhëheqë Top listën.
2-Fatkeqësisht nuk mund të listojmë ndonjë universitet tjetër që i afrohet atij të Tiranës
3-Edhe vendi i tretë mbetet bosh për këtë vit akademik
4-University New York of Tirana
Universiteti i New York-ut në Tiranë themeluar ne vitin 2002, e para sipërmarrje e arsimit privat në vend. UNYT u themelua si një universitet që ofron nje nivel te larte edukimi te njejte me ate te shkollave prestigjoze perendimore. UNYT ka një nivel të lakmueshëm arsimimi qe i pergjigjet kerkesave te tregut Europian dhe atij Perendimor,duke bere qe studentet pas diplomimit ne kete universitet te mos kene veshtiresi ne gjetjen e tregut te punes.
Pas mbarimit UNYT ofron dhe mastera ne shkollat perendmore, per studentet me te mire. Gjithashtu universiteti eshte i pajisur me te gjitha abjentet mesimore si dhe bazen materiale per te gjtha fakultetet,duke i dhene mundesi studimi ne menyre sa me komode dhe ndihmese. Themeluesi i këtij universiteti në Shqipëri është akademiku, ekonomisti dhe politikani liberal i ndjeri profesor Gramoz Pashko.
5-Universiteti Evropian i Tiranës
UET u themelua prej nj grupi individsh q prbhet nga akademik, pedagog (shqiptar e t huaj), gazetar dhe menaxher me eksperienc, si n sektorin publik ashtu edhe n at privat t arsimit t lart. Kjo nism su nxit vetm prej krkess s tregut, por edhe prej dshirs pr t ndrtuar nj institucion arsimor cilsor, q ofron nj model edukimi alternativ e bashkkohor, ndryshe nga modelet tradicionale ekzistuese, q nuk u prgjigjen aspak krkesave t tregut e t kohs ku jetojm.
I etiketuar më tepër si Universiteti i Çilit, emrit të pronarit të tij Henri Çili i cili ka kohë që ka dështuar si gazetar,analist dhe polemist servil, por me menaxhimin që i ka bërë UET-së ka treguar se sipërmarrja në arsimin privat shqiptar mund të rezultojë e suksesshme. Pas vlerësimit dhe rankimit që bëri gjatë verës kompania gjermane CHE, shpalli këtë universitet si një nga më të mirët duke i dhënë hakun punës serioze kolosale që UET bën në arsimimin e shqiptarëve.
5-Universiteti Marin Barleti
Marin Barleti është një institucion privat i arsimit të lartë në vend i cili mban emrin e historianit dhe humanistit të shekullit të XV, Marin Barleti. U themelua si universitet në 2005 nga Grupi Dudaj, synon të jetë një pikë referimi kulturore në arsimin e lartë shqiptar; një institucion ku mësimdhënia, përveçse ofron një kontribut për edukimin dhe përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm, por mundëson përmirësimin e cilësisë së programeve formuese dhe përditësimin e përmbajtjes së tyre. Fakultetet kanë personel akademik cilësor që zhvillon veprimtari të rregullt akademike, brenda dhe jashtë vendit, si dhe me pedagogë të ftuar vendas dhe të huaj që zhvillojnë cikle leksionesh ose pjesë të programeve të studimit. Teknologjia bashkëkohore dhe bota e internetit janë elementë të mëtejshëm që pasurojnë cilësinë e studimit. UMB ofron infrastrukturë moderne dhe mbështetje me teknikat më të reja mësimore: biblioteka, laboratorë, salla kompjuterësh, Web-i, intraneti. Studentët e diplomuar në UMB, bashkë me diplomën, bëjnë të tyret edhe softe profesionale të domosdoshme për punësimin e shpejtë dhe ndërtimin e një karriere të suksesshme.
6-Universiteti Epoka
Xhonturqit e Tiranës biznesmenët që kanë “pushtuar” këtë vend nuk ofrojnë vetëm bakllava, riniring, çelik… Me një rrjet fantastik arsimimi privat që nis me kopshtet e fëmijëve dhe përfundon me Universitetin Epoka. Një universitet privat jo-fitimprurës i themeluar në Tiranë në vitin 2008.
Universiteti është licencuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 281, datë 12
