E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti Kombëtar, LSI: Të mblidhet tryeza e integrimit

Lëvizja Socialiste për Integrim, kërkon uljen e forcave politike në tryezën e integrimit. Nënkryetari i kësaj force politike, Edmond Haxhinasto, deklaroi për mediat se kjo tryezë do të bënte të mundur, hartimine një plani kombëtar për rintegrimin e vendit në strukturat europian.

Më pak se një muaj para shqyrtimit të statusit kandidat të shqipërisë, kohë kur vendi ynë duhet të plotësoje 12 kriteret e BE për këtë process. LSI këkron që kjo tryezë të marrë përsipër realizimin e kushteve të BE përmes miratimit të ligjeve dhe projekteve jetike të këtij procesi.

“Të mblidhet sa më parë tryeza e integrimit, e cila të adoptojë planin kombëtar për integrimin e vendit. Plan që përmban veprimet dhe ligjet që duhen miratuar”, u shpreh ai.

Haxhiansto nënvoiz se edhe mesazhet e ardhura nga Bashkimi Evropian, drejtuar klasës politike shqiptare, dhe në mënyrë të veçantë mesazhi i përcjellë nga ministrat e Jashtëm të Italisë dhe Greqisë, tregojnë qartë për nëvojnë e një sipërmarrje të tillë. Më 12 tetor Bashkimi Europian shqyrton statusin kandidat të Shqipërisë, i cili u shty në nëntorin e vitit të shkuar duke e kushtëzuar këto process me realizmin e 12 kritereve të cilat në thelb lidhen me dialogun politik në vend.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›