E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, Shqiperia do te kerkoje statusin e kandidatit

Ambasadorja e Cekise, vend i cili ka marre presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, i dorezoi kryeministrit Berisha programin e punes me perparesite e presidences ceke.

Njera prej tyre eshte mbeshtetja e Cekise per integrimin europian te Ballkanit Perendimor, duke nxitur reformat ne secilin prej vendeve.

Kryeministri informoi ambasadoren Marketa Fialkova se, se shpejti, qeveria shqiptare do te paraqese kerkesen e saj per statusin e vendit kandidat.

Ambasadorja Fialkova tha se “presidenca ceke perkrah zgjerimin e metejshem te Bashkimit Evropian dhe se do te mbeshtese Shqiperine ne hapat e saj te metejshem ne procesin e integrimit  evropian”.

Aplikimin per statusin e vendit kandidat, thellimim e reformave si dhe garantimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme kryeministri Berisha i renditi si tre prioritetet kryesore te qeverise gjate kesaj periudhe.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›