"Qafë Gjashta",avokatët kërkojnë ndarje gjykimi

Avokatët e Qafë Gjashtës kërkojnë të ndajë ndajnë pjestarët e bandës. Gjatë seancës gjyqësore avokatët Fedinan Doja dhe Artan Kodheli i kanë kërkuar trupit gjykues që seancat për klientet e tyre të veçohen, pasi sipas tyre gjyqi po zgjatet shumë për shkak të mungesës pëtrej avokatëve të tjerë. Këtë radhë kërkesa ka ardhur jo për shkak të mungeses së ndonjë avokati , por pasi avokati Alfred Duka , ka kërkuar të shtyhet seanca për një datë tjetër që të njihet më aktet ligjore në mënyrë që të bëjë mbrojtjen e klientit të tij. Trupi gjykues pasi ka shqyrtuar kërkesat e dy palëve , ka vendosur që të shyjë seancën në një datë tjeter, dhe duke hedhur poshtë kërkesen për të ndarë çështjen e bandës së Qafë Gjashtës. Ndërsa prokurori e ka quajtur të pa drejtë kërkesen e avokatit duka për të shtyrë seancën, pasi sipas tij avokati ka pasur kohë të mjaftueshme që të njihet me aktet. Ndërkohë togat e zeza kanë pezulluar afatet e paraburgimit për të gjithë pjestarët e bandes.