Kreu i SHISH paraqet amendamentet për ligjin e ri
"Kryeministri porositi që nga SHISH të përgatitej një amendim i ligjit, me synimin për t'iu përgjigjur kushteve të reja në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Amendimet vijnë edhe si domosdoshmëri në kuadër të detyrimeve që ka Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, procesit të liberalizimit të vizave me vendet e BE-së dhe rolit që duhet të ketë SHISH në këto procese", tha Shaqiri. Ndryshimet e propozuara, sipas tij, "konsistojnë në saktësimin e emërtimit të SHISH-it në ligj dhe në kryerjen e veprimtarisë së zbulimit jashtë vendit".
Drejtori Shaqiri sqaroi se "në kushtet e reja, SHISH mund të kryejë veprime të specializuara tekniko-informative edhe jashtë territorit të vendit". Amendimet kanë të bëjnë edhe me kryerjen e veprimtarive të kundërzbulimit brenda vendit dhe mbledhjen e informacionit mbi terrorizmin edhe për individë, grupe dhe organizata që i mbështesin dhe financojnë ato.
Drejtori i SHISH-it vuri në dukje se "amendimet e propozuara kanë të bëjnë edhe me mbledhjen e informacionit për krimin e organizuar, korrupsionin, kontrabandën dhe pastrimin e parave si dhe të gjithë llojet e trafikimeve të paligjshme.