Shkodër, shpërthim në një banesë, mister autorët
Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në orën 23:00 të mbrëmjes së kaluar në lagjen "Qemal Stafa" të qytetit të Shkodrës.
Pas hetimeve paraprake, policia bën të ditur se eksplozivi që u përdor për shpërthim ishte i llojit tritol dhe i sasisë rreth 400-500 gramë.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz, ndërkohë që ngjarja la pas vetëm dëmtime materiale. Sipas policisë, eksplozivi ishte vendosur në banesën e shtetasit Gjon Lepuri, me profesion avokat në qytetin e Shkodrës. Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar si autor të kësaj ngjarje.