E Shtunë, 31 Tetor 2026

"çmendet" çelsi, largon Drogbanë për Torres

Tierno Sejdi ka pranuar se kishte folur direkt me drejtuesit e Sitit për transferimin e sulmuesit 32-vjeçar drejt skuadrës së kaltër.

–“ Sot Drogba është tek çelsi por mos u suprizoni para 31 gushtit kur ta shihni atë më tjetër fanelë. Unë nuk kam pasur asnjë kontakt lidhur me Drogbanë përveç Mançester Sitit mësohet të ketë thënë agjenti i ,Drogbasë, Tierno Sejdi për radion “Monte Karlo”.

Agjenti nuk dha shumë detaje lidhur me aspektin financiar por shtoi se shuma që propozon skuadra e Sitit, është rreth 20 milion sterlina. Ai theksoi se çdo klub tjetër që dëshiron sulmuesin, Dedier Drogba, duhet të paguaj një shumë të konsiderueshme për të pasur në skuadrën e tyre, bomberin e çelsit.

Skuadra e Mançester Sitit ka në plan që ti ofroj një kontratë 3-vjeçare sulmuesit të “bluve” me një shumë prej 18 milion sterlinash.

Tashmë Ançeloti e ka një birum të sigurtë të ardhurash për të bërë të tijin sulmuesin e Liverpulit, spanjollin Fernando Torres.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›