Athinë, lufta nëLibi, debate nëparlamentin grek
ATHINE- Greqia ofron mbështetje dhe nuk merr pjesë në operacionet ushtarake në Libi – kjo ishte deklarata që përsëriti kryeministri Jorgos Papandreu, duke informuar parlamentin grek për zhvillimet.
Jorgos Papandreu tha se veprimet e regjimit të Gadafit e detyruan komunitetin ndërkombëtar të marrë vendimin për sulmin, vendim të cilin e vlerësoi plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën e OKB-së.
Ai shtoi se Këshilli i Sigurimit nuk është duke folur për forca dhe ndërhyrje tokësore dhe as për ndarje të Libisë, duke vënë në dukje se qëllimi i vetëm është mbrojtja e civilëve dhe ndërprerja e dhunës për të nisur një zhvillim të ri politik në vend.
Kryeministri më tej ka thënë se Greqia ka çdo arsye për të dëshiruar një zgjidhje paqësore diplomatike në Libi dhe është e gatshme të ndihmojë në këtë drejtim në mënyrë aktive.
Nga ana e tij, zv.kryetari i partisë Demokracia e Re Avramopulos tha se "Greqia mbështet zbatimin e duhur të rezolutës së OKB dhe mbështetja e saj ka karakter lehtësues për forcat e koalicionit”. Më tej theksoi se Greqia vepron si një vend që është faktor stabiliteti në rajon. Në të njëjtën kohë, z. Avramopulos vërejti se “komuniteti ndërkombëtar është vonuar në marrjen e vendimeve të nevojshme”.
Kundërshtim me ndërhyrjen e forcave ndërkombëtare në Libi shprehu përsëri Sekretarja e Përgjithshme e partisë Komuniste Aleka Papariga, që sulmoi qeverinë dhe Kryeministrin personalisht.
Ajo theksoi se lufta në Libi nuk mund të përjashtojë popullin, dhe hodhi poshtë deklaratën e kryeministrit se rezoluta e OKB nuk përmend ndarje të Libisë:
Kreu i partisë Laos Jorgos Karaxhaferis, ironizoi kur bëri pyetjen: Tani e kuptuan liderët e perëdimit se Gadafi ishte dictator? Dhe tregoi në parlament një fotografi të kryeministrit Papandreu me Muamar Gadafin.
Një tjetër përfaqësues i opozitës u shpreh kategorikisht kundër ndërhyrjes ushtarake. Aleksis Cipras tha se "ne kemi përvojat të hidhura të ndërhyrjeve të ashtuquajtura humanitare në duke përmendur ato në Jugosllavi, Irak dhe Afganistan" Edhe ky i fundit kritikoi Papandreun që sipas tij u tregua shumë i ngadaltë të kuptonte se Kadafi ishte një diktator.
(s.g/BalkanWeb)