Athinë, mbi 700 emigrantë në grevë urie për legalizimet
Rreth 300 emigrantë të ngujuar dy ditë më parë në ambientet e Universitetit Juridik të Athinës ka marrë tashmë një karakter të ashpër politik brenda në Parlament. Ambientet e vjetra të katit të parë të Universitetit janë vënë në dispozicion nga këshilli studentor, ndërsa Kryqi i Kuq ka marrë përsipër ruajtjen e shëndetit të tyre.
Pjesa tjetër e emigrantëve kanë hyrë në grevë në zona të tjera të Athinës si dhe në Selanik. Ndërkohë, të tjerë emigrantë kanë paralajmëruar se do të futen në grevë si në Universitetin e Patras.
Greva e fundit sa vjen dhe po merr përmasa të mëdha politike në vend, duke përplasur në Parlament partitë opozitare me qeverinë. Studentët dhe organizmat jo qeveritarë gjenden në krah të grevistëve, ndërsa qeveria i trembet një lëvizje domino, duke pasur parasysh komunitetin shqiptar.
300 grevistët në Universitetin e Athinës kishin kohë që kishin njoftuar për ardhjen e tyre në Athinë në mënyrë demonstrative për t’u ngujuar ne këto ambiente, si një përpjekje për të kërkuar legjitimin e të gjithë emigrantëve. Me një parullë të madhe mbi 10 metra: “Legalizim pa kushte për të gjithë emigrantët”, ata paraqesin kërkesën kryesore.
Të indinjuar nga qeveria Papandreu që kur ishte në opozitë ishte në mbrojtje të tyre, ndërsa sot gjendet përballë, ata kundërshtojnë masat e ashpra të legalizimit. Me flijimin e tyre ata duan të sigurojnë familjen dhe fëmijët e tyre që të mos bien pre e mungesës së politikës së sotme për një emigracion të ligjshëm e të barabartë me të drejta të njëjta si vendasit.
Të ligjshëm për të punuar dhe të paligjshëm për të jetuar
Shumica e grevistëve punojnë në bujqësi në tregun “e zi” të punës nga 5-10 vjet, duke mos u siguruar, gjë që ndikon të mos kenë siguracione. Në krah të tyre grevistët kanë rininë studentore të universitetit, njëkohësisht edhe organizatat e majta jo qeveritare si dhe ato për të drejtat e njeriut. Përballë tyre kanë qeverinë dhe partitë politike opozitare, duke përjashtuar partinë liberale SIRIZA, e cila është bërë dhe epiqendra e kritikave në parlament edhe nga vetë kryeministri Papandreu dhe nga partitë e tjera.
Greva e tyre ndodhet përballë një qeverie të vendosur për të mos legalizuar asnjë në mënyrë masive. Kjo doli edhe nga deklarata e djeshme e ministrit të Brendshëm Ragushi që theksoi se gjatë 15 muajve të qeverisë nuk është bërë asnjë legalizim masiv dhe as që do të bëhet.
Në konferencën e fundit për shtyp përfaqësuesit grevist kanë deklaruar se do të dalin nga ambientet e universitet vetëm kur të plotësohen kërkesat e tyre për legalizim, ose do të përleshen me policinë deri në vdekje. Qeveria aktuale i trembet faktit se mos kjo greve e 700 emigrantëve në shkallë vendi mund të japë një proces domino edhe për emigrantët e tjerë, duke pasur parasysh situatën e sotme që qeveria Papandreu nxori të paligjshëm edhe 280 mijë emigrantë shqiptarë.
Për ngjarje, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Qytetare z. Kristo Papuçi, kur tha se: “Unë dua të sqaroj autoritetet e Rektoratit se mban përgjegjësi të vetme dhe njëkohësish përgjegjësinë për funksionimin dhe sigurinë e ambienteve dhe objekteve. Ata kanë përgjegjësi të veçantë dhe një vendim nga organet kompetente për të kërkuar ndihmën e prokurorëve dhe policisë, si ligji i shtetit. Ministria e Mbrojtjes Civile është e gatshme të ndihmojë autoritetet e Universitetit vetëm në kuadër të ligjit dhe në prani të prokurorëve për të siguruar një dalje të qetë dhe të sigurt nga ligji e ndërtesës”.
/Shpëtim Zinxhiria/Athinë/
2011-01-27 09:37