Reformim të thellë skemës së ndihmës për nevojtarët

Ndryshimet ligjore parashikojnë përfshirjen e grupeve të reja përfituese të ndihmës, kushtëzimin e të drejtës së përfitimit të ndihmës ekonomike me pune dhe shërbime si dhe përcaktimin e kritereve që bazohen në një sistem vlerësimi të bazuar në nevoja.
Projektligji parashikon si kategori të re përfituesish të “NE”, viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare dhe jetimët që nuk janë në institucione. Po ashtu, për herë të parë parashikohet qe ndihma ekonomike është jo vetëm një pagesë në lekë , por edhe përfitim mujor në natyrë. Kriteret e përfitimit të ndihmës ekonomike do te bazohen në një sistem vlerësimi të bazuar në nevoja, duke pasur parasysh përbërjen e familjes, burimet e të ardhurave si përfitimet e mbrojtjes sociale, të ardhurat e mundshme nga kapitali si, toka, bagëtia dhe variablave të tjera të veçanta social-ekonomike që lidhen me statusin e varfërisë.
Duke vlerësuar faktin që deri tani skema e ndihmës ekonomike është financuar me fondet e buxhetit të shtetit si dhe duke parë përvojat e vendeve të tjera është propozuar që ndihma ekonomike të kushtëzohet me pjesëmarrjen ne pune apo shërbime, të cilat kontribuojnë në etiketimit më të mirë të individëve në nevojë, mbulim me të ardhura me të larta për familjen, përfitimin e komunitetit ku ofrohen këto punë apo shërbime, reduktimin e nivelit të varfërisë dhe realizimi i kthimit të skemës së NE nga skeme pasive në një skemë aktive.
Ndryshimet parashikojnë mbështetjen me pagesë shtesë mbi atë të parashikuar për strukturën e familjes, për fëmijët e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, të cilët ndjekin arsimin e detyrueshëm, duke pasur parasysh që të inkurajojë familjet përfituese të NE për të dërguar fëmijët në shkollë, këto familje duhet të stimulohen për ta bërë këtë gjë.
Projektligji ka parashikuar edhe mbështetjen e atyre familjeve ku bashkëshortët janë ne proces zgjidhje martese, duke ju garantuar mbështetje me ndihme ekonomike. Numri i rasteve, sipas një vrojtimi është 500 në vit. Me këtë përmirësim, do të ketë dy masa te llogaritjes së ndihmës ekonomike, pasi të dy bashkëshortët do të marrin rolin e kryefamiljarit. Ne masën që do të përftojë secili do te llogariten edhe personat qe ata kane praktikisht ne ngarkim.
Po ashtu, ne projektligj propozohet që Shërbimi Social Shtetëror (SHSSH) te ngrejë dhe të administrojë regjistrin elektronik kombëtar të personave që aplikojnë për ndihmë ekonomike, pagesën e aftësisë së kufizuar dhe për shërbimet e përkujdesit shoqëror./S.Ll/Start/
2011-01-27 10:03