E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, ushtria evakuon Shërbimin e Sigurisë

Ushtria egjiptiane ka urdhëruar evakuimin e selisë së Shërbimit të Sigurisë në Aleksandri, pas përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe forcave të rendit.

Demonstruesit kanë kërkuar shpërndarjen e këtij shërbimi, i cili është fajësuar për dhunën kundër protestuesve që ka rezultuar me mbi 350 të vrarë.

Të premten, kryeministri i ri i Egjiptit, Esam Sharaf, është zotuar para mijëra protestuesve në sheshin Tahrir se do të angazohet në përmbushjen e synimeve të tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›