Delvine shkon per te vjedhur grabitesi masakron 75-vjecaren

Nuk mjaftohet vetem me grabitjen e baneses por dhunon deri ne masakrim nje te moshuar 75-vjecare duke i shkaktuar demtime serioze per jeten. Behet fjale per nje 30-vjecar nga Vlora i cili eshte vene ne pranga dje nga policia e Sarandes. Burime zyrtare policore bejne te ditur se ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin Mesapotam te Delvines dhe autori saj eshte shtetasi nga Vlora Vaip Kapaj. Sipas po te njejtave burime 30-vjecari ka hyre me dhune ne banesen e dy te moshuarve. Pasi eshte ndier gjate vjedhjes nga 75-vjecarja Uranie Thanasi Kapaj e ka sulmuar ate duke i shkaktuar demtime serioze. Ai e ka goditur me sende te forta ne koke. Burimet policore shtojne se ngjarja ka shokuar banoret e zones pasi dhuna e ushtruar ndaj 75-vjecares ka qene mizore. E moshuara Thanasi eshte shtruar ne spitalin e Sarandes dhe eshte duke marre ndihmen e specializuar te mjekeve. Pas denoncimit te ngjarjes policia e Delvines Sarandes dhe Vlores jane vene ne levizje per te kapur autorin duke e prangosur mengjesin e djeshem ne qytetin e Sarandes.