E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cvetkoviç: Prishtina provokoi Serbinë

BEOGRAD- Autoritetet në Beograd kanë akuzuar Prishtinën dhe praninë ndërkombëtarë në Kosovë, duke i fajësuar ato për incidentet e kësaj jave në veri të Kosovës..

“Qëllimi ishte krijimi i incidenteve dhe provokimi i Serbisë",- deklaroi në parlament kryeministri serb, Mirko Cvetkoviç, bën me dije Radio Europa e Lirë.

Udhëheqësit e lartë serbë kanë marrë pjesë në një seancë urgjente parlamentare, të thirrur pas bllokimit të rrugëve nga ana e serbëve në veri të Kosovës.

Ata kanë krijuar post-blloqe për të parandaluar, autoritetet e Kosovës nga marrja e kontrollit të kufijve në veri.

Serbia kundërshton veprimet e qeverisë së Kosovës në vendkalimet 1 dhe 31, duke i ka konsideruar si të paligjshme.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›