Obma u kerkon te dy partive te bejne kompromise per kufirin e borxhit

Tri dite para se te bllokohen pagesat e borxhit amerikan Presidenti Barak Obama po ushtron presion ndaj te dy partive vecanerisht republikaneve te bejne kompromis per ngritjen e kufirit te borxhit. Sic na njofton korrespondenti i Zerit te Amerikes nga Shtepia e Bardhe Kent Klain Presidenti tha perseri dje se beson se arritja e nje marreveshjeje eshte e mundeshme.
Ne fjalimin e tij javor ne radio dhe ne Internet Presidenti Obama perseriti pikpamjen e tij se kriza mund te zgjidhet por vetem nese demokratet dhe republikanet punojne sebashku.
Ka menyra te shumta per te zgjidhur problemin. Kongresi duhet te gjeje pika takimi per nje plan qe do te mbeshtetej nga te dy partite ne Dhomen e Perfaqesuesve dhe ne Senat. Ky duhet te jete nje plan qe une mund ta nenshkruaj te marten.
Demokratet ne Senat dhe republikanet ne Dhomen e Perfaqesuesve shpenzuan pjesen me te madhe te fund javes duke hedhur poshte versionet e planeve te njeri tjetrit per ti dhene fund krizes.
Megjithate sic u shpreh dje presidenti senatore nga te dy partite po bisedojne me njeri tjetrin per te gjetur zgjidhje.
Mund te them se demokratet ne Kongres dh disa republikane ne Senat kane qene te vemendshem dhe te gatshem te bejne kompromise per zgjidhjen e krizes. Tani te gjithe ne perfshire republikanet ne Dhomen e Perfaqesuesve duhet te demonstrojme te njejten shkalle pergjegjshmerie sic ka treguar populli amerikan cdo dite. Koha per te vene ne krye interesin partiak ka kaluar.
Qeveria amerikane nuk do te kete mundesi te paguaje disa nga kestet e saj te borxhit te marten nese ligjvenesit nuk ngrene kufirin e huase prej 14.3 trilione dollaresh qe u shenua disa muaj me pare.
Ne fjalimin javor te repulikaneve Senatori Jon Kil nga Arizona tha se partia e tij eshte e angazhuar per shkurtimin e shpenzimeve ndersa demokratet vazhdojne te perpiqen per ngritjen e taksave.
Per fat te keq pas disa jave negociatash eshte bere e qarte se demokratet ne Uashington nuk e kane pare kete krize si mundesi per te ulur shpenzimet. Ne fakt ata e kane pare si mundesi per te ngritur ndjeshem taksat per familjet amerikane dhe bizneset e vogla.
Demokratet kane rene dakord te shkurtojne shpenzimet per te cilat kane kembengulur republikanet. Por te dy partite nuk kane rene dakord lidhur me taksat per te pasurit per shkurtimin e shpenzimeve ne programet sociale dhe per te propozuar nje amendament kushtetues per balancimin e buxhetit.
Nderkaq Senati do te votoje sonte pas mesnates per planin mbi reduktimin e deficitit nderkohe qe negociatat jo zyrtare vazhdojne.