Athinë, pritet shpallja e emrit të kryeministrit të ri
ATHINE- Mediat greke njoftojne se bisedimet mes Jorgos Papandreut dhe liderit te opozites, Samaras kane perfunduar dhe se neser pritet te shpallet emri i kryeministrit te ri te Greqise. Kryeministri i ri do te drejtoje qeverine e unitetit, deri ne organizimin e zgjedhjeve te reja ne Greqi.
Bisedimet e politikanëve për zgjedhjen e kryeministrit të ri, i cili do të udhëheqë qeverinë e përkohshme të unitetit, nisen pasi Jorgo Papandreu pranoi të largohet.
Favoritë kryesorë për këtë post janë Lukas Papademos, ish udhëheqës i lartë i Bankës Qendrore Evropiane, dhe Evangelos Venizelos, aktualisht ministër i financave.
Venizelos u tha gazetarëve sot në Bruksel se Greqia e ka qeverinë e unitetit kombëtar.
Ne kemi qeveri të re të unitetit kombëtar dhe të përgjegjësisë kombëtare. Kjo është provë për përkushtimin tonë dhe për kapacitetin tonë kombëtar për të implementuar programin dhe për të rikonstruktuar vendin tonë, tha Evangelos Venizelos.
Ai theksoi se partitë kryesore politike në Greqi, janë pajtuar që zgjedhjet e reja do të mund të mbaheshin më 19 shkurt, pasi të miratohet marrëveshja me BE-në për kredi në vlerë prej 130 miliardë eurosh.
Por, sipas kësaj marrëveshjeje, autoritetet e Greqisë duhet ti implementojnë saktësisht masat e kursimit, të cilat kundërshtohen nga shumë grekë të zakonshëm.