E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Programi i PS-së, pa objektiva dhe jorealist”

07-11-2011 / Gazeta 55

LSI, Petrit Vasili


Lëvizja Socialiste për Integrim e cilëson të dështuar programin e Partisë Socialiste, i cili u miratua fundjavën e kaluar, gjatë punimeve të Kongresit. Sipas nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili, programi i Ramës është jashtë objektivave të Shqipërisë. “Programi i PS, ngjason më shumë me përpjekjen për të krijuar një identitet të humbur. I gjithi, ky draft që propagandohet lart e poshtë në PS, s’është gjë tjetër veçse një bllof politik i vetë opozitës”, tha Vasili. Ai tha se Rama nuk kërkoi ndjesë për bllokimin e ligjeve dhe bojkotin e parlamentit prej 2 vitesh, por thjesht krreu alibitë e radhës, duke kërkuar mëshirën e socialistëve për dështimet elektorale. “Metaforat politike dhe bolshevizimi i prapambetur, tregon një sëmundje që PS e ka të pamundur të çlirohet. Kjo mungesë ndaj hapjes së ideve dhe alternativave, do të thotë se PS do ketë shqetësime të mëdha. PS nuk dëshmoi asgjë në lëvizjet e saj në dëm të liberalizimit të vizave dhe integrimit të vendit. Edi Rama nuk ka nxjerrë mësime nga gabimet e kaluara, ndaj është i supozuar të vazhdojë të njëjtën rrugë. Ne si mazhorancë i përsërisim apelin që të opozita të bashkëpunojë në Kuvend për reformat dhe proceset e integrimit të vendit, theksoi Vasili, duke shtuar se, në kushtet kur PS mendohet të garojë në procese elektorale, humbjet dhe dështimet janë të pashmangshme”. Lidhur me rrëzimin e dekreteve të Presidentit në Kuvend, Vasili tha se mes dy institucioneve, parlamentit dhe presidencës, duhet të ketë bashkëpunim. Përsa i takon ligjit të “Mbetjeve”, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili vuri në dukje se ligji mund të krahasohet me direktivën evropiane. “Ky ligj është i tillë, sa kohë që Shqipëria ka synimet e saj të hyjë në Evropë. Ne nuk kemi vend për debate, pasi direktivat evropiane i kanë zgjidhur këto debate në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Këto diskutime janë të pa vend porsa kohë ne po përshtasim ligjet tona me standardet e Bashkimit Evropian”, shprehet Vasili.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›