E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria do të marrë kryesimin e Komitetit të Ministrave të KiE-së

07-11-2011 / Gazeta 55

Zëvendëskreymsitri Haxhinasto në sesionin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës në Strasburg

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, u nis dje për në Strasburg, ku do të marrë pjesë në sesionin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili zhvillohet në datën 7 nëntor 2011.
Zyra e shtypit e MPJ-së njoftoi se gjatë këtij sesioni do të bëhet kalimi i Kryesisë së këtij Komiteti nga Ukraina te Britania e Madhe për periudhën nëntor 2011- maj 2012. Pas Britanisë së Madhe, për herë të parë, pas gati 17 vitesh anëtarësimi në këtë organizatë të rëndësishme pan-evropiane, Shqipëria do të marrë kryesimin e këtij organi vendimmarrës të KiE-së, për periudhën maj-nëntor 2012.
Në cilësinë e kryetarit të ardhshëm të Komitetit të Ministrave, ministri Haxhinasto, në fjalën e tij do të shprehë vullnetin dhe angazhimin e Kryesisë shqiptare, për të dhënë kontributin e saj konkret në promovimin e vlerave themelore, si dhe në realizimin e prioriteteve kryesore të veprimtarisë së Këshillit të Evropës.
Me këtë rast, ministri Haxhinasto do të zhvillojë takime me homologun e tij britanik, Ëilliam Hague,  Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, Thorbjørn Jagland, ministrin e Jashtëm të Andorës, Gilbert Saboya Sunyé, vend i cili do të marrë Kryesinë mbas vendit tonë, etj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›