E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster/ Bie nga shtylla vdes 20-vjecari

Nje 20-vjecar ka gjetur vdekjen mengjesin e sotem pasi eshte rrezuar nga nje shtylle elektrike. Ngjarja e rende ka ndodhur ne qytetin e Gjirokaster ku 20-vjecari Genti Gaxha punonjes ne nje televizion kabllor ka qene duke lidhur nje kabull ne momentin kur eshte rrezuar nga shtylla.

Perplasja ka qene fatale per 20-vjecarin i cili ka nderruar jete menjehere. Nuk dihen ende shkaqet per te cilat eshte rrezuar 20-vjecari por dyshohet se gjate montimit te kabllit televiziv Gaxha te kete prekur telat e korentit. Menjehere ne vendngjarje ka mberritur policia e cila ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›