E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurbin policia sekuestron arsenal armesh

Gjate nje operacioni te ndermarre nga policia e Kurbinit eshte bere e mundur sekuestrimi i nje arsenali armesh dhe arrestimin e nje shtetasi. Sekuestrimi i armeve eshte bere ne fshatin Shemeri te rrethit te Kurbinit dhe policia ka bere te mundur edhe arrestimin e shtetasit Vesel Xhaferri 60 vjec.

Arrestimi i tij u be pasi gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij iu gjeten dhe sekuestruan me cilesine e proves materiale nje sasi e konsiderueshme armesh dhe municionesh luftarake dhe konkretisht 160 fisheke 1 pushke te modelit 56 1 cifte artizanale dhe 154 kallepe tritoli.

Nderkohe materialet ne ngarkim te ketij shtetasi i kaluan Prokurorise se Kurbinit per procedim te metejshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›