E Diel, 1 Nëntor 2026

Athine, sektori privat lajmeron per greve kombetare

ATHINE- Sindikata greke e sektorit privat, Gsee, ka lajmëruar për një grevë kombëtare më 24 shkurt kundër masave të rrepta të qeverisë për të përballuar krizën financiare. Greva, pavarësisht apelit insistues të kryeministrit Papandreu për bashkim përpara krizës së rëndë do i bashkohet greva e sindikatës së punonjësve të adminsitratës publike Adedy dhe protesat e partisë komuniste pame. Presidenti i Gsee, Yannis Panagopoulos, ka lajmuar datën e protestës e cila zyrtarisht duhet të formalizohet në mbledhjen e këshillit ekzekutiv të sindikatës, pas një takimi që u zhvillua dje dhe që nuk dha rezultat për rinovimin e kontratës kolektive. Sindikata ka konfirmuar se punonjësit e sektorit privat do të luftojnë për të arritur rritje në krahasim me tregjet të cilat po forcojnë dorën e qeverisë greke, recetat e së cilës i sugjerohen nga sipërmarrësit. Panagopoulos ka shtuar se Gsee do të braktisë një komision qeveritar mbi reformat në pension, pasi Papandreu deklaroi se do të rritet mosha e pensionit. Greva e lajmëruar e Gsee, ndodh ndërkohë që në Greqi vazhdon prej 20 ditësh protesta e fermerëve të cilët kërkojnë masa të reja, dhe greva e sindikatës së punonjësve të administratës publike e cila është parashikuar për datën 10 shkurt dhe ajo e sindikatës së komunistëve për datën 11 shkurt Sindikata greke e sektorit privat, Gsee, ka lajmëruar për një grevë kombëtare më 24 shkurt kundër masave të rrepta të qeverisë për të përballuar krizën financiare. Greva, pavarësisht apelit insistues të kryeministrit Papandreu për bashkim përpara krizës së rëndë do i bashkohet greva e sindikatës së punonjësve të adminsitratës publike Adedy dhe protesat e partisë komuniste pame. Presidenti i Gsee, Yannis Panagopoulos, ka lajmuar datën e protestës e cila zyrtarisht duhet të formalizohet në mbledhjen e këshillit ekzekutiv të sindikatës, pas një takimi që u zhvillua dje dhe që nuk dha rezultat për rinovimin e kontratës kolektive. Sindikata ka konfirmuar se punonjësit e sektorit privat do të luftojnë për të arritur rritje në krahasim me tregjet të cilat po forcojnë dorën e qeverisë greke, recetat e së cilës i sugjerohen nga sipërmarrësit. Panagopoulos ka shtuar se Gsee do të braktisë një komision qeveritar mbi reformat në pension, pasi Papandreu deklaroi se do të rritet mosha e pensionit. Greva e lajmëruar e Gsee, ndodh ndërkohë që në Greqi vazhdon prej 20 ditësh protesta e fermerëve të cilët kërkojnë masa të reja, dhe greva e sindikatës së punonjësve të administratës publike e cila është parashikuar për datën 10 shkurt dhe ajo e sindikatës së komunistëve për datën 11 shkurt.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›