E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane, kapet banda e shperndaresve te heroines

TIRANE- Goditet rrjeti i trafikantëve që shpërndanin heroinë në kryeqytet. Në kuadër të operacionit “Baçia” të zhvilluar përgjatë orëve të vona të mbrëmshme nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve, u realizua kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i Armando Canajt, i proçeduar më parë për vjedhje; Jetnor Ademit, i proçeduar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, i liruar me kusht,  Alban Demirajt dhe Endri Avdylit. Arrestimi vjen pas 6 muajsh hetime qe nisen me arrestimin e shtetasve Eneid Gorishi dhe Fisnik Komani, përkatesisht më 8 korrik 2009 dhe 26 tetor 2009 si dhe 4 shtetas të tjerë të cilën janë proceduar në gjëndje të lirë. Arrestimi i Armando Canajt dhe Jetnor Ademit u realizua në afërsi të rrugës “Fortuzi” në Tiranë ndërsa kapja e shtetasve Alban Demiraj dhe Endri Avdyli u mundësua në afërsi të një lokali në Shkollën e Bashkuar Tiranë. Te arrestuarit në bashkëpunim me njëri tjerin, realizonin shitjen lëndëve narkotike, kryesisht e llojit heroinë. Aktivitetin e shtrinin në zona të ndryshme të Tiranës si : zona e Spitalit, Selvia, Linz - Teleferik, rruga e Elbasanit, Stacioni i Trenit, rruga Fortuzi si dhe Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Partizani”. Në cilësinë e provës materiale atyre ju sekuestruan: Lënda pluhur e dyshuar narkotike e llojit “heroinë”, e cila ishte e ndarë në 8 doza me peshë 4 gr. Në të gjithë periudhën 6-mujore të hetimit është arritur ti sekuestrohet këtij grupi 250 doza lëndë pluhur të lloit “heroinë”. Sot u sekuestrua sasia prej 0.5 gr. lëndë pluhur me ngjyrë të bardhë e dyshuar narkotike “kokainë”, 4 automjete , 7 telefona celular të llojeve të ndryshme së bashku me kartat SIM brenda tyre dhe 20 karta telefonike SIM të kompanive të ndryshme. (s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›