Futboll-Kombëtarja shqiptare e 97-ta në renditjen e FIFA-s
TIRANë - Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zbritur në renditjen mujore të FIFA-s (shkurt 2010), duke u pozicionuar në vendin e 97-të (336 pikë), një pozicion më të ulët se janari i vitit 2009 (vendi i 96-të). Në fakt, Kombëtarja nuk luajti asnjë ndeshje gjatë muajit janar, (përveç grumbullimit të zhvilluar në Antalja (Turqi) dhe dy miqësoreve me ekipet turke), të cilat nuk ndërhyjnënë këtë renditje, ndaj zbritja me një vend është më shumë si llogaritje e rezultateve dhe takimeve të vendeve të tjera, kryesisht ato afrikane, të cilat morën pjesë në Kupën e Afrikës. Duke bërë një krahasim të shpejtë me shkurtin 2009, kur renditeshim në vendin e 79-të, renditja e shkurtit të sivjetëm (vendi i 97-të) tregon regresin që ka pësuar Kombëtarja A (e drejtuar vitin e kaluar nga holandezi Arie Haan dhe kroati Josip Kuzhe). Gjithsesi, renditja brenda zonës së UEFA-s nuk ka ndryshuar duke qenë sërish në vendin e 42-të, vetëm 4 ditë nga hedhja e shortit të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2012, short që do të hidhet më 7 shkurt, në Varshavë të Polonisë, ku Shqipëria ndodhet në vazon e 5-të. Ndeshja e parë ndërkombëtare e këtij viti për kuqezinjtë është miqësorja kundër Irlandës së Veriut, e programuar për tu luajtur “Qemal Stafa”, më 3 mars 2010. Irlanda e Veriut renditet në vendin e 40-të në renditjen e FIFA-s dhe të 23-n në klasifikimin brenda 53 federatave që aderojnë në UEFA. Renditja botërore kryesohet sërish nga Spanja me 1627 pikë), e ndjekur nga Brazili me 1568 pikë dhe Hollanda me 1288 pikë. Në dhjetë vendet e para janë dhe Italia (1209 pikë), Portugalia (1176 pikë), Gjermania (1173 pikë), Franca (1117 pikë), Argentina (1082 pikë), Anglia (1076 pikë) dhe Egjipti (1069 pikë), e cila ka ngjitur 14 pozicione pasi fitoi Kupën e Afrikës. Renditjet e Kombëtares shqiptare në muajin shkurt Muaji Viti Pozicioni Shkurt 2010 96 Shkurt 2009 79 Shkurt 2008 73 Shkurt 2007 87 (d.b/BalkanWeb)