E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot 2 vjetori- i pavarësisë së Kosovës, Berisha mesazh urimi kryeministrit Thaçi

Kryeministri Sali Berisha uron homologun e tij Hashim Thaçin me rastin e dy vjetori të pavarësisë së Kosovës. Në letrën e tij të urimit kreu i qeverisë shqiptare thekson se Kosova e pavarur, rrezaton paqe, siguri dhe stabilitet në rajon e më gjerë, ndërsa angazhohet për forcim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

"Kremtimi i përvjetorit të dytë të ngjarjes me rëndësi historike për mbarë kombin, Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më jep rastin e lumtur, që, në emrin tim e të qeverisë shqiptare, t'Ju përcjell Ju dhe, nëpërmjet Jush, të gjithë popullit të Kosovës përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe urimet më të mira e vëllazërore për përparimin e vazhdueshëm të shtetit më të ri të Europës, të lirë e demokratike, dhe për begatinë e qytetarëve të saj. 17 shkurti i vitit 2008 shënoi kurorëzimin e përpjekjeve shekullore të shqiptarëve në Kosovë për liri e dinjitet. Në këtë jubile feste, më lejoni, i dashur zoti Kryeministër, t'Ju siguroj se qeveria shqiptare dhe unë personalisht jemi plotësisht të vendosur e të angazhuar që marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, që ekzistojnë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës do të njohin zhvillime të reja pozitive, duke u pasuruar e zhvilluar më tej, në të gjitha fushat, Duke Ju dërguar edhe një herë urimet më të përzemërta në ditëlindjen e dytë të kombit, shfrytëzoj rastin, t’Ju ripohoj i dashur mik, dëshirën time për t’Ju pritur së shpejti në Tiranë, si dhe sigurimet e konsideratës më ta lartë" përfundon urimin e tij kryeministri Berisha. < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›