E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, sulme kundër kalimtarëve, 3 të plagosur

Disa të panjohur hapën zjarr dhe plagosën mbrëmjen e djeshme një grua në periferinë Kolonos, pasi vetëm 24 orë më parë dy persona të tjerë mbetën viktima nga sulme të ngjashme në dy zona të tjera periferike të kryeqytetit grek.Policia dyshon se tre incidentet mund të jenë të lidhura duke shënuar kështu një tjetër natë terrori në Athinë, njoftoi rrjeti televiziv "Star".     Për të tre rastet, në bazë të dëshmive okulare, televizioni njoftoi se sulmi ishte kryer nga tre persona në një makinë të zezë.     Gruaja e plagosur, një qytetare greke 47 vjeçare, u shtrua në spital dhe gjendja e saj shëndetësore nuk paraqet rrezik për jetën. Ndërsa dy personat e tjerë janë plagosur lehtë. Njëri prej tyre është me shtetësi bullgare.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›