Bello: Vitin e ardhshëm do të hyj në Kuvend
"Nuk kam ndërmend të djeg mandatin që ma kanë dhënë qytetarët shqiptarë... Do të kthehem në sallën e Kuvendit shpresoj bashkë me gjithë kolegët e mi", deklaroi Bello.Ai shprehu dëshirën që PS të gjejë arsyen për t'u futur në Parlament. Bello sqaroi se "bojkoti nuk është rruga që të çon atje ku duam të arrijmë, është e lehtë të bësh të zemëruarin, duke braktisur institucionet, por nuk fiton asgjë". Megjithatë, ai nuk ka dhënë një datë të saktë se kur to të braktis bojkotin dhe nëse do të hynte në Kuvend i vetëm apo edhe me deputetë të tjerë.