Athinë, sulmohen zyrat e Pasok, vetëm dëme
ATHINE-Një seri sulmesh me eksplozivë zjarrndezës, kanë ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme, ndaj disa selive të partisë socialiste në qeveri PASOK. Bëhet e ditur se janë sulmuar 5 zyra të Pasok në lagje të ndryshme të kryeqytetit grek. Mediat bëjnë të ditur se sulmet kanë shkaktuar disa dëme materiale.(s.g/BalkanWeb)