Futboll- Salihi shënon ndaj Celtic në Ligën e Evropës
TIRANë- Sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi shënoi një gol dhe dha nje asist në barazimin 3-3 të skuadrës së tij, Rapid të Vjenës kundër skuadrës skoceze të Celtic duke e përfunduar fazën e grupeve në Ligën e Europës në vendin e katërt në grupin C. Goli ndaj Celtic ishte i pari për Salihin në Ligën Evropiane, i 11-të i tij në 15 ndeshje me Rapidin në këtë sezon dhe i 13-ti në total këtë sezon, në rast se përfshihen edhe dy golat që shënoi në fillim të kampionatit austriak me ekipin e Riedit, përpara se të transferohej tek Rapid. Rapid udhëhoqi takimin 3-0, falë golave të realizuar nga sulmuesi Jelavic në minutën e parë dhe në minutën e 8-të, pas një asisti të Salihit. Ndërkohë, sulmuesi Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi shënoi goline tretë për Rapidin në minutën e 19-të. Por skocezët barazuan gjithçka, teksa shënuan fillimisht me Fortune në minutat 24 dhe 67, dhe barazuan në minutën e 91-të me anë të McGouan. Skuadra austriake e Rapidit të Vjenës në gjashtë ndeshje në grupin C të Ligëssë Europës, grumbulloi pesë pikë, duke zenë vendin e fundit. (d.b/BalkanWeb)