Atifete Jahjaga: Sovraniteti është i paprekshëm
PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, thekson se e vetmja zgjidhje për veriun e Kosovës është plani i Ahtisaarit.
Jahjaga kujton se Kosovën tashmë e kanë njohur 85 shtete dhe se sovraniteti i saj është i paprekshëm.
Në një intervistë për RTK-në, presidentja ka premtuar se menjëherë pas festës së Vitit të Ri do të fillojë të formojë Këshillin Antikorrupsion, të cilin e kishte premtuar para udhëtimit në Shtetet e Bashkuara.
Jahjaga ka theksuar se kjo trupë ka për qëllim rritjen e efektivitetit të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe kurrsesi krijimin e institucioneve të dyfishta.
Vitin 2011, presidentja e ka vlerësuar si një vit të sukseseve dhe sfidave të mëdha për Kosovën.
(el.me/BalkanWeb)