Plagos me armë të vëllain për pronën
29/12/2011 Konflikti vazhdonte prej kohësh për një kufi toke, degjeneroi në të shtëna
Largohet në këmbë autori, ngushtohet rrezja e kërkimit për 39-vjeçarin
ELBASAN- Plagos me armë gjahu vëllain pas një konflikti pronësie. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së djeshme në fshatin Jagodinë të komunës Shirgjan në rrethin e Elbasanit kur Bujar Eshja 39 vjeç ka qëlluar me armë gjahu teke vëllain e tij Artur Eshja 37 vjeç. Sipas të dhënave të para, dy vëllezërit kanë vazhduar debatin për një kufi prone të nisur prej kohësh. Konflikti ishte trashur aq keq sa njëri prej tyre ka marrë çiften dhe ka qëlluar tjetrin. Kanë qenë familjarët që e kanë transportuar menjëherë për në spitalin e Elbasanit të plagosurit, i cili vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Ndërkohë 39-vjeçari mësohet se është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia. Sipas të dhënave të para të policisë, konflikti mes dy vëllezërve ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje të vazhdueshme për pronësinë. Një grup hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bllokuar armën me të cilën është kryer krimi. Ndërkohë janë duke u pyetur familjarët lidhur me këtë ngjarje të rëndë brenda në familje. Sipas të afërmeve, sherri mes tyre vazhdonte prej vitesh dhe situata ishte acaruar deri aty sa një gjë e tillë nuk ishte e papritur. Ndërkohë agjentët vazhdojnë kërkimet për autorin e ngjarjet. Dyshohet se ai është larguar në këmbë dhe është ngushtuar rrezja e kërkimit për kapjen e tij. Ai do të duhet të përballet për vrasje të mbetur në tentativë në rrethana të cilësuara. L. Ll