E Diel, 1 Nëntor 2026

Atifete Jahjaga, presidentja më e re femër në botë

Ahtifete Jahjaga

Imazhi i grave myslimane ka ndryshuar. Ato nuk janë më të pa pushtetshme dhe thjeshtë të veshura me perçe. Për shembull kryeministrja e Bangladeshit Sheikh Gasina Uazel dhe kryeministrja e Malit cise Marian Kaidama Sideve janë myslimane. Po ashtu presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është presidentja më e re femër në botë si dhe e para presidente në vendin e saj, shkruan Huffingtonpost, faqe informative amerikane.

Që prej vitit 1988, Bangladeshi, Indonezia, Mali, Pakistani, Kosova, Kirkistani, Senegali dhe Turqia janë drejtuar në një pikë nga gra president apo kryeministre. Me rastin e Muajit të historisë së Femrave, Huffingtonpost ka paraqitur 10 myslimanet nga shekulli i XVII-të deri në ditët e sotme që bota duhet të njohë.

Ato janë: Nusayba bint Ka’b Al-Ansariyah, Rab’ia al-Adawiyya, Fatima al-Fihri, Sultan Raziyya, Nana Asma’u, Laleh Bakhtiar, Shirin Ebadi, Amina Wadud, Daisy Khan dhe Anousheh Ansari.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka lindur më 20 prill 1975 në Rashkoc, Gjakovë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›