Ruçi: Mandati i Seserit, peng për Presidentin

Ruçi thekson se bllokimi është i qëllimshëm dhe një lojë politike për të mbajtur opozitën me një numër më pak.
“Situata është e tillë, deputetja Rudia Seseri qysh në muajin dhjetor ka deklaruar dorëheqjen nga mandati i deputetit të PS-së. Sipas procedurave të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit Zgjedhor, ajo duhet të ishte zëvendësuar brenda 2 javëve. Çështja u zvarrit fillimisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas ndërhyrjeve tona të herëpashershme, KQZ u shpreh për kandidatin që vjen në listë, i cili është zgjedhur tashmë kryetar i Bashkisë së Fushë-Krujës, Gjon Bardhi, dhe në këtë bazë kërkuam dhe ai paraqiti mosdakordësinë e tij, pasi kishte fituar një mandat tjetër nga elektorati i Fushë-Krujës”, sqaron Ruçi për “Panorama”.
“Në këtë bazë, sipas Rregullores së Kuvendi, duhet të mblidhej Këshilli i Rregullores së Imuniteteve dhe Mandateve dhe t’i thoshte KQZ-së që të sillte kandidatin tjetër që ishte i paraqitur në listën e Partisë Socialiste në Durrës, Edison Konomi. Nga ajo ditë deri më sot, me gjithë këmbënguljen tonë që prej 3 muajsh, edhe pse e kemi kërkuar rreth katër herë në Konferencën e Kryetarëve që të mblidhet Këshilli i Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve, na është thënë se do të mblidhet jo këtë herë, jo të hënën tjetër dhe deri më sot kryetarja e Kuvendit nuk mbledh këshillin përkatës, që është gjithsej 2 minuta mbledhje. Dhe kjo është një lojë politikë për të mbajtur peng një mandat të opozitës në Parlament, në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me Kodin dhe Rregulloren e Parlamentit”, vijon ai.
Kreu i grupit socialist, shprehet se nuk është dhënë asnjë shpjegim nga Kuvendit dhe se çështja po zvarritet qëllimisht. “Është një lojë politike që ka të bëjë më mbajtjen e opozitës me një numër më pak në Kuvend, për shkak të etheve që i ka zënë për çështjen e Presidentit. Nuk është as çështje burokratike, është çështje politike”, shton. /Start/
2012-03-25 11:44