Prokuroria: Raporti i ministrisë së Drejtësisë tedencioz

Prokuroria e Përgjithshme
Prokuroria e Përgjithshme e cilëson raportin e Ministrisë së Drejtësisë Mbi inspektimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë në prokurori përgjatë periudhës dhjetor 2010 janar 2012 si tendencioz. Një gjë e tillë është konkluduar në mbledhjen e Këshillit të Prokurorisë, i cili mori në shqyrtim raportin në fjalë.
Anëtarja e Këshillit, Evgjeni Sinoimeri- përfaqësuese e Ministrisë së Drejtësisë – ka pretendua se ky këshill nuk mund të shqyrtojë raportin me argumentin se ky ai i drejtohet Kuvendit dhe jo Prokurorisë. Por pretendimi u rrëzua duke u mbështetur në ligjin Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë.

Kryeprokurorja I.Rama dhe ministri i Drejtësisë E.Halimi
Në përfundimet e Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se inspektimi është bërë për vetëm 0.04% të procedimeve të hetuara. Gjithashtu thuhet se megjithëse ministria ka përdorur të dhënat statistikore të Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2011 në kundërshtim me Kushtetutën, ajo ka manipuluar shifrat që janë në realitet.
Prokuroria vlerëson se raporti shkel pavarësinë e pushtetit gjyqësor pasi ka dalë jashtë kontekstit që i lejon ligji pasi për ligjshmërinë e vendimmarrjes se prokurorëve vendosin gjykata ose prokurori më i lartë. Po ashtu theksohet se dikasteri i Drejtësisë i faturon prokurorisë politikat e dënimit, ku në fakt një gjë të tillë e bëjnë gjykatat. /F.Stafa/