E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten fitimet e Apple

NEW YORK – Fitimet e Apple për gjysmën e parë të vitit 2011 kalojnë parashikimet. Me shitjet e iPhone dhe iPad, Apple vendos rekord të ri në rritjen ekonomike.

Në rritje në aksionet e Apple prej 23,22 dollar, ose 6,2%, i con ato në 400,07 dollar në shkëmbimet e së martës.

Të ardhurat neto në fund të qershorit arritën në 7,31 miliard, ose 7,79 dollar për aksion. Fitimi është dyfishuar në krahasim me vitin e shkuar, i cili ishte 3,25 miliard, ose 3,51 dollar për aksion.

Rezultati i shkëlqyer erdhi si rrjedhojë e shitjes së 20,3 milion iPhone, miliona më tepër se sa kishin parashikuar analistët.

Shitjet e iPad arritën në 9,25 milion njësi, edhe këto i kaluan parashikimet e analistëve.

Në kategorit e tjera shitjet ishin më pak të larta. Kompjuterë Mac të shitur ishin 3,95 milion, 14% më tepër se vitin e shkuar. Rritja më e ulët e dy viteve të fundit.

Shitjet e iPod nuk e kaluan 20% rritje, me 7,5 milion njësi të shitura.

Më poshtë paraqesim grafikun e likuiditetit të Apple në tre vitet e fundit, të llogaritur në miliard dollar.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›