E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA i nxehti shkakton 22 viktima

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën këtë javë nga një valë i nxehti që ka përfshirë pjesën qendrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara. Agjencitë e parashikimit të motit thonë se kjo valë është duke lëvizur drejt lindjes dhe se mund të zgjasë me javë. Shërbimi Kombëtar i Motit në shtetet e bashkuara njoftoi për një situatë alarmante, ndërsa 141 milionë njerëz në disa shtete rrezikohen për shkak të temperaturave të larta.

I nxehti që po pjek si në furrë mund të zgjasë edhe gjatë gushtit, ndërsa shkon drejt lindjes. Në Philadelphia, i nxehti i pazakontë ka bërë që gjendja e alarmit të zgjatet edhe më tej, ndërsa temometri shënoi 35 gradë Celsius, me perspektivën e rritjes në 38 dhe 43 gradë në vazhdim.

Në Kolumbia, policia ka bllokuar disa rrugë të qytetit për të lejuar fëmijët të freskohen me ujin e pajisjeve kundërzjarrit. Operacioni “Freskimi” do të zgjasë gjithë të premten. Në kopshtin zoologjik Brukfild në Cikago, kafshët janë shërbyer me blloqe gjigande akulli. Temperaturat në qytet kapën shifrën e 37 gradëve, ndërsa fundjava do të sjellë kulmin me 42 gradë.

AccuWeather.com parashikon efektet e kësaj vale të nxehti, duke analizuar efektet në rrjetet e eergjisë elektrike, dëmtimet e rrugëve dhe urave dhe jetët e humbura. Sipas shërbimit online, kjo valë e nxheti në Amerikë mund të tejkalojë atë të verës së 1995, gajtë së cilës humbën jetën me qindra njerëz vetëm në Cikago.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›