E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atletet greke Kenteris dhe Thanou marrin pafajesine

Ish-atletët grek Kostas Kenteris dhe Katerina Thanou janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Apelit, pasi më parë dy sprintierët ishin dënuar si fajtorë për simulimin e një aksidenti me motor për t’iu shmangur testeve anti-doping në Lojrat Olimpike Athinë 2004. Me një vendim unanim, apeli hodhi poshtë dënimin me 31 muaj burg për ish-fituesin e medaljes së artë në Sidney 2000 dhe fituesen e medlajes së argjentë në të njëjtin kompeticion, ndërsa hodhi poshtë pretendimet e trajnerit të tyre Kristos Tzekos, i cili akuzohet për dëshmi të rreme.

Kenteris dhe Thanou ishin protagonist të skandalit më të madh të atletikës botërore, ai nga koha kur atletit kanadez Ben Johnson iu hoq medalja e artë e fituar në Lojrat Olimpike Seul 1988, pasi rezultoi pozitiv në testet anti-doping.  Gjithsesi, cështja e atletëve grek u pasua nga një sërë skandalesh, sidomos pas shtyrjes së njëpasnjëshme të seancave gjyqësore, si pasojë e mungesës së dëshmitarëve.

Më në fund, Kenteris dhe Thanou u dënuan në muajin maj, por tani arritën të fitonin çështjen në Apel. Por kjo nuk do të thotë se ata janë liruar nga akuzat, pasi Federata Ndërkombëtare e Atletikës ka bërë të ditur se do ta çojë cështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›