Djali i Zidane 16-vjecari Enzo stervitet te Reali

Ndodh shpesh që fëmijët ndjekin hapat e prindërve të tyre dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe me djalin e legjendës së futbollit botëror Zinedin Zidane. Enzo, i cili luan me ekipet zinxhir të Realit të Madridit, për herë të parë është stërvitur me skuadrën e parë të drejtuar nga Jose Mourinho.
I shqoqëruar nga babai i tij Zinedin, 16-vjeçari është paraqitur në seancën stërvitore të madrilenëve, duke konfirmuar zërat së dita kur ai të jetë zyrtarisht pjesë e kësaj skuadre është shumë afër. Enzo është vënë në urdhërat e Mourinhos, që me Zinedin Zidane ka një marrëdhënie të shkëlqyer, madje ai doli hapur kundër Jorge Valdanos, për të patur si krah të djathtë në klubin spanjoll ish-futbollistin e kombëtares franceze.
Kjo konfirmohet edhe me lejen që trajneri portugez i ka dhënë Enzo Zidane për t’u stërvitur me skuadrën e tij. 16-vjeçari duket se ka marrë nga babai i tij talentin për të luajtur futboll, por do të jetë shumë e vështirë që ai të zerë vendin e Zizu në renditjen e lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave në historinë e futbollit botëror. Gjithsesi, mëndësia për të nisur karrierën me një klub si Real Madridid mund të jetë një shtysë për Enzo Zidane, i cili ka marrë emrin e idhullit të babait të tij, ish-futbollistit uiruguajan Enzo Francescoli.
Nertan Prifti